75 Mall Live Search
15:58 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Daku i pari, thyen “akullin” te Kosova

Bernard Challandes për herë të parë në përfaqësuesen e Kosovës që nga pranimi i saj në FIFA e ka ftuar një futbollist të Superligës në përfaqësuesen A.

Mirlind Daku është bërë sulmuesi i parë nga Superliga që ka marrë përfaqësuesen nga Kosova.

Daku është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme tek skuadra e tij FC Ballkani të cilën po e drejton me golat e tij drejt titullit të kampionit në Superligën e Kosovës.

Me të marrë këtë lajm, ka reaguar klubi nga Suhareka i cili përmes një postimi në faqen zyrtarë të klubit ne “Facebook” i ka dhënë mbështetje të fuqishme dakut duke shkruar:

“Super Daku ???

Bomberii i klubit tonë ftohet nga Kombëtarja A ?

Na priftë e mbara Kosova jonë”

Kosova gjatë muajit Nëntor luan tri ndeshje, kundër Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë./Indeksonline/