Daku jep mesazhin lamtumirës

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku i ka ndarë rrugët me skuadrën sllovake, Mura. Me një status në Facebook, Daku ka falënderuar të gjithë tek skuadra e Muras për mikpritjen e bërë.
“Çdo fillim ka një fund, por është e rëndësishme të përfundojë në mënyrën më të mirë dhe më të dashur.
Dua të falënderoj presidentin, drejtorin sportiv, trajnerët që më kanë mbështetur dhe të gjithë njerëzit në Murska Sobota. U ndjeva vërtet si në shtëpinë time.
Gjithmonë pjesë e zemrës sime.
Shihemi në të ardhmen” shkruan Daku në mesazhin lamtumirës. Daku pritet që sot të zyrtarizohet te skuadra ruse, Rubin Kazan./Indeksonline/