13:39 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Daku lë Llapin, transferohet në Evropë

Sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku nuk do të jetë më pjesë e klubit Llapjan.

Mirlind Daku shumë shpejt gjatë kësaj jave pritet të transferohet në një klub të madh Evropian.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit futbollisitik Llapi, Tahir Batatina.

Ai tha se marrëveshja pothuajse është arritur dhe gjatë kësaj jave pritet që të nënshkruhet dhe Daku të fillojë aventurën e tij në Evropë.

Ndërsa klubin ku do të luajë Daku, nuk e bëri të ditur mirëpo tha se është një klub i madh Evropian ku secili nga lojtarët e  Superligës do të donte të luante aty.

Temat: