75 Mall Live Search
23:07 / E Enjte, 07 Shtator 2023 / Gj. Sh

Daku me lot në sy pas ndeshjes me Çekinë, i emocionuar me debutimin te Shqipëria

Mirlind Daku ka bërë debutimin e parë me fanellën e Shqipërisë.

Sulmuesi kosovar u inkuadrua gjatë pjesës së dytë në ndeshjen kundër Çekisë, e cila përfundoi me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes Daku gjatë intervistës për mikrofonat e Supersport u shfaq i emocionuar dhe me lot në sy

Ai gjatë intervistës foli për mundësin e artë që kishte së bashku me Arbnor Mujën, ku mund ti sillnin Shqipërisë fitoren ndaj Çekisë.

“Nuk e di jam pa fjalë, kur përfundoi ndeshja isha totalisht i emocionuar që arrita të debutojë me kombëtaren shqiptare. Kjo gjë është shumë e mirë për mua dhe për familjen time. Ne udhëtojmë nga 12 orë vetëm për të bërë krenarë popullin tonë, është krenari të shohësh gjithë këtë përkrahje. Doja vetëm të shënonim gol por nuk ia dolëm”, ka thënë Daku./IndeksOnline/