Daku nga Rusia, i jep përkrahje Ismetit te Liria: Veç për kësi ekipi je ti trajner!
Ismet Munishi dje u zyrtarizua te skuadra e Lirisë së Prizrenit, pasi kjo e fundit shkarkoi nga pozita e trajnerit, Liridon Lecin.
Kjo është skuadra e 12-të në karrierën e “babës” së futbollit kosovar, shkruan Indeksonline
Në rrjetet sociale, Munishi ka marrë një përkahje të madhe nga futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku.

Daku ka shkruar një koment në faqen zyrtare të klubit prizerenas me këto fjalë: E ke përmend këtë ekip shumë, ishalla zoti ju jep sukses. Se vetëm për ekipe të tilla je ti trajner”.
Kujtojmë se skuadra e Lirisë synimin e vetëm këtë sezon e ka futjen në Superligë, por që do të jetë një mision i vështirë, por jo i pamundur./Indeksonline/


