75 Mall Live Search
21:36 / E Hënë, 10 Maj 2021 / OSH

Daku pasi theu rekordin historik: Qëllimi ishte titulli i kampionit por rrethanat ishin asisoji që nuk ia dolëm

Mirlind Daku me golin kundër Dritës hyri në histori të futbollist kosovar.

Ai u bë futbollisti më së shumti gola brenda një sezoni të Superligës, transmeton Indeksonline.

Daku ka shënuar deri më tani 27 gola dhe ka edhe dy ndeshje për të luajtur. Pasi e theu këtë rekord historik, ai ka thënë se është ndjenjë e papërshkruar.

Ai në postimin që bëri tha se qëllimi ishte titulli i kampionit këtë sezon.

Postimi i plotë i Mirlind Dakut:

Ndjenjë e papërshkruar që të thyej rekordin si golashënuesi më i mirë brenda një sezoni në historinë e futbollit kosovar. Dua ta falënderojë klubin tim Ballkanin, trajnerët Ismet Munishin dhe Bledi Shkëmbin, presidentin Arsim Kabashi si dhe gjithë bashkëlojtarët e mi që pa ta këta gola nuk do të ishin. Qëllimi ishte titulli i kampionit, por rrethanat ishin asisoji që nuk ia dolëm. Faleminderit Suharekë, Faleminderit të gjithëve.

/Indeksonline/