75 Mall Live Search
17:25 / E Martë, 07 Maj 2024 / Gj. Sh

Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi është mesazh për Sylvinhos

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku po shkëlqen këtë sezon në Rusi.

Daku, ka realizuar në tre ndeshje radhazi duke i dhënë një mesazh të qartë Sylvinhos, për ta ftuar në “Euro 2024” që do mbahet këtë verë në Gjermani.

Sulmuesi nga Gjilani, shënoi mbrëmë kundër CSKA Moskës në minutat e fundit të ndeshjes duke barazuar rezultatin në 2-2.

Rubin Kazani, aktualisht gjendet në pozitën e 9-të në Premier ligën Ruse, dhe ka gjithsej 38 pikë një më pak se CSKA Moska që ka 39 pikë./IndeksOnline/