22:18 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / AR

Daku shënon dhe asiston në fitoren kundër Zenitit

Mirlind Daku, po e kalon një formë fantastike në këtë edicion në Superligën ruse.

Ai në ndeshjen kundër liderit të kësaj lige, Zenitit të Shën Petersburgut, ka shënuar dhe asistuar.

Daku ishte kontribuesi kryesor i fitores së Rubin Kazan.

26-vjeçari e kaloi ekipin e tij në epërsi në minutin e 50-të, ndërkaq asistoi për Alyaksandr Martynovich, në minutin e 67-të.

Zeniti e kryeson renditjen në ligën ruse me 50 pikë, kurse Rubin Kazan është në vendin e tetë me 36 pikë.