75 Mall Live Search
21:45 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / Gj. Sh

Daku shënon përsëri për Murën në Ligën e Konferencës (VIDEO)

Sulmuesi kosovar, Mirlind daku, edhe sonte ka shënuar gol për skuadrën e tij Mura, në ndeshjen kundër St.Patricks, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Ky është goli i dytë i shënuar në Ligën e Konferencës për Mirlind Dalun në këtë sezon, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi kosovar ishte protagonist edhe në ndeshjen e dytë kundër skuadrës moldave, Sf.Gheorghe, ku shënoi golin e fitores duke i eliminuar nga Liga e Konferencës.

Daku nuk u lejuar të hyjë në Moldavi në ndeshjen e pare, ndërsa si kundërpërgjigje për ta, shënoi gol në ndeshjen e dytë./Indeksonline/