75 Mall Live Search
14:22 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / G T

Daku tani merret me video-mesazhe, i uron sukses Llapit në Europa League

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Llapi sot debuton për herë të parë në UEFA Europa League, raundi i parë para-kualifikues, ku si kundërshtar do ta ketë ekipin polak, Wisla.

Një mesazh motivimi skuadra kosovare e ka marrë edhe nga Rusia. Mirlind Daku përmes rrjeteve sociale i ka mbështetur lojtarët e klubit nga Podujeva duke i uruar suksese, shkruan Indeksonline

Daku kohëve të fundit ka qenë në vëmendje për gjestin josportiv që e bëri në Euro 2024, ku u dënua nga UEFA me dy ndeshje mos-lojë.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë tashmë është rikthyer në Rusi te skuadra e Rubin Kazanit, por ai ka kohë të merret me video-mesazhe në vend se të fokusohet te ekipi i tij./Indeksonline/