Daku “thumbon” Zenitin, vazhdon kontratën me Rubin Kazanin

Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku ka vendosur të qëndrojë te Rubin Kazani.
Ai e bëri këtë të ditur në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku njoftoi për vazhdimin e bashkëpunimit me gjigantin rus.
Gjilanasi ishte pranë transferimit te Zeniti, por nuk mundën të arritin një marrëveshje, ku në video edhe kishte thumbuar skuadrën ruse.
Daku do të vazhdojë kontratën edhe për 4 sezone të tjera me klubin rus./IndeksOnline/