Dalibor Jevtiqi shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit, në Shqipëri
Zëvendëskryeministri dhe ministri në largim për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, pas një seri tërmetesh që goditën sot Shqipërinë, u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave, popullit shqiptar dhe udhëheqjes së Shqipërisë.
“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave, Presidentin dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Unë sinqerisht ndjej me popullin shqiptar për atë që u ndodhi mëngjesin e sotëm. Mora me trishtim lajmin për vdekjen e disa njerëzve dhe qindra të plagosurve gjatë tërmetit. Dëmtimi i pasurisë është i kompensueshëm, por humbja e jetës së njeriut është ajo që nuk mund të kompensohet. Mblidheni forcën tuaj dhe jini të fortë në këto periudha të vështira, sepse vetëm në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të lehtësoni dhimbjen, e cila është e madhe”, tha Jevtiq. /IndeksOnline/