21:37 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dalic kritikon Ronaldon dhe e quan ”egoist” pas veprimeve të fundit

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic e ka kritikuar Cristiano Ronaldon për reagimin e tij drejt Luka Modric pasi ky i fundit e fitoi çmimin e më të mirit të vitit nga UEFA duke e quajtur atë ”egoist”.

Modrici i Real Madridit e fitoi çmimin në javën e kaluar para Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah.

Kapiteni portugez nuk ishte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe agjenti i tij, Jorge Mendes e kritikoi vendimin e UEFA-s’.

Dhe me këtë nuk pajtohet Dalic, trajneri i cili drejtoi Kroacinë drejt finales së Kampionatit Botëror në Rusi.

”Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e UEFA-s dhe këto komente drejt triumfit të Lukas.. nuk meritojnë komentin tim”, tha Dalic për Sportske novosti.

”Ai është lloj i lojtarit i cili nuk mendon rreth rezultatit të skuadrës, por vetëm për golin e tij”./IndeksOnline/