Dalic publikon listën, i hyn “fshisë” disa lojtarëve

Selektori i Kroacisë, Zlatko Dalic shpalli listën e lojtarëve për ndeshjet në të cilat Kroacia do të presë Letoninë më 18 nëntor dhe Armeninë më 21 nëntor.
Ashtu siç kishte premtuar, Dalic ka bërë ndryshime të mëdha në listë pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e tetorit.
Nikolla Vlashić, Josip Brekalo, Borna Barišić, Petar Musa dhe Dion Drena Beljo janë lënë jashtë, ndërsa janë ftuar Baturina, Melnjak e Ivanovic./Indeksonline/