75 Mall Live Search
08:39 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / G T

Dalic sonte ka ndeshjen e 100-të në stolin e Kroacisë, kjo është këshilla e Luka Modricit për të

Kombëtarja e Kroacisë sonte zhvillon ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026 kundër Çekisë.

Trajneri Zlatko Dalic e ka një natë speciale, pasi është ndeshja e 100-të në stolin e Kroacisë, shkruan Indeksonline

Luka Modric dje u paraqit në konferencë për media dhe nga gazetarët iu kërkua një këshillë për trajnerin e tij për këtë ndeshje jubilare.

“Nuk kam asnjë këshillë për trajnerin në ndeshjen e tij të 100-të. Përveç dëshirës që ndeshja e tij e 100-të të mbetet në kujtesën e tij. Ne të gjithë kemi një dëshirë të madhe për t’i dhënë një rezultat pozitiv.

“Nuk e mbajë në mend ndeshjen time të 100-të, më duket se ka qenë kundër Finlandës. Besoj se do bëjmë një ndeshje të mirë në fushë.

“Ky numër është fantastik, si për lojtarët dhe për trajnerët. Sidomos për trajnerët, sepse në kohën e sotme nuk ka durim për ta dhe kjo e dëshmon cilësinë dhe punën që e ka bërë ai në këto vite”, u shpreh Luka Modric

Kujtojmë që sonte Kroacia luan ndaj Çekisë, ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës 2026./Indeksonline/