Dalin analizat e lëndimit të Uzunit, ka lajme të mira

Sylvinho dhe te Granada mund të marrin frymë lirisht. Dëmtimi i Myrto Uzunit nuk është serioz. Sulmuesi kuqezi la fushën e lojës i dëmtuar të enjten që në minutën e 38-të gjatë ndeshjes Granada-Betis. Duke alarmuar jo vetëm klubin e tij, por dhe Shqipërinë. Për shkak se pas më pak se dy javësh do të luhet sfida mes kuqezinjve dhe Çekisë.
Pas ndeshjes së La Ligas trajneri i Granadës, Paco Lopez, u shpreh se Uzuni prej disa javësh ka sakrifikuar për skuadrën duke luajtur me injeksione. Dhe që dëmtimi i beratasit e shqetëson. Edhe pse informacioni për gjendjen e sulmuesit ka munguar në mediat spanjolle, ashtu si dhe një buletin mjekësor nga ana e klubit SuperSport ka mësuar nga burime të afërta me lojtarin se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz.
Uzuni u largua nga fusha e lojës për shkak të një problematike që lidhje me muskujt e barkut. Testet pas sfidës kanë konfirmuar se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe zëvendësimi erdhi për të shmangur rrezikun e një dëmtimi më serioz.
Një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, që do të ketë të gatshëm për “finalen” me Çekinë (12 tetor).