75 Mall Live Search
11:55 / E Premte, 28 Tetor 2022 / B O

Dalin detaje të reja nga plagosja e Pablo Mari me thikë, agresori u ndalua nga ish-lojtari i Inter

Mes personave që ndaluan personin që goditi dje me thikë gjashtë persona, një prej të cilëve humbi jetën, duke plagosur edhe mbrojtësin e Monza-s, Pablo Mari, është edhe Massimo Tarantino, dikur lojtar i i Bologna-s, Napolit dhe Interit, tani drejtor teknik i SPAL.

Theksojmë se Pablo Mari mbeti i plagosur pasditen e së enjtes, pasi një person me probleme mendore plagosi 6 persona me thikë në një qendër tregtare në Milano, mes të cilëve edhe 29-vjeçarin.

Ndërkohë CEO i Monza-s, Adriano Galliani ka bërë me dije se lojtari ka marrë një plagë të thellë në shpinë, por që për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.