Dalin detaje të reja nga vrasja me armë zjarri në Tiranë

48-vjeçari Lulzim Visha, i cili u gjet i pajetë në një makinë mëngjesin e kësaj të premteje, i vrarë me armë zjarri, dyshohet se ka pasur hasmëri me persona të tjerë.
Viktima ka qenë person që ka pasur probleme dhe pista e hasmërisë duket si më e mundshmja për hetuesit. Para disa vjetësh, vëllai i tij, Besnik Visha, më 10 prill të vitit 1997, kishte vrarë Refik Domin tek Universiteti Bujqësor, raporton A2CNN-i.
Kjo është pista kryesore që po heton policia, por ndërkohë nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt që mund të ketë pasur kohët e fundit.
Visha u gjet pa shenja jete brenda automjetit në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner rreth orës 7:40 këtë mëngjes. Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Mësohet se ai punonte postier dhe është gjetur i vrarë brenda makinës së kompanisë së postës private ku punonte. Ngjarja është lajmëruar nga një banor i zonës i cili ka telefonuar policinë. Grupi hetimor ende nuk e di orën me saktësi kur ka ndodhur krimi./Indeskonline/