11:53 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Dalin detaje të reja për arrestimin e “Currit” dhe të tjerëve

Katër të arrestuar, është bilanci i operacionit të sotëm të Drejtorisë Kundër Krimeve Ekonomike që është zhvilluar në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se arsyeja e arrestimit të Ismet Osmanit- Curri, Ilir Bojkut, Mentor Maqanit dhe së fundi edhe të Rrahim Hashimit, janë dallaveret me disa prona.

“Një shtëpi në lagjen “Pejton” dhe prona të tjera, janë disa prej arsyeve që policia ka arrestuar grupin e Currit. E gjithë vlera për të cilën po hetohen të arrestuarit është mbi 2.5 milion euro”, kanë thënë burimet e Indeksonline brenda Policisë.

Aksioni për arrestimin e grupit u bë sot në mëngjes. Curri i kap në lagjen “Marigona” në Prishtinë./Indeksonline/