75 Mall Live Search
20:53 / E Premte, 19 Maj 2023 / Gj. Sh

Dalin detaje të reja për kontratën e Pochettinos me Chelsean

Mauricio Pochettino pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si trajner i Chelseas.

Ai do ta marr detyrën pas përfundimit të sezonit, nga trajneri i përkohshëm, Frenk Lampard, shkruan IndeksOnline.

The Times ka raportuar se Pochettino do të nënshkruaj një kontratë tre vjeçare me skuadrën e Chelseas.

Sipas gazetës, tekniku argjentinas në ditët e ardhshme do të udhëtoj nga Barceloona në drejtim të Londrës ku do të nënshkruajë kontratën dhe të zyrtarizohet si trajner i Chelseas.

51-vjeçari do ta marr detyrën nga data 1 korrik.

Pochettino në karrieren e tij si trajner e ka filluar te Espanyoli derisa ka drejtuar edhe skuadrat angleze Southampton e Tottenham, ndërsa së fundi ishte trajner i PSG-së./IndeksOnline/