75 Mall Live Search
14:19 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / L K

Dalin detaje të reja për vdekjen e Liam Payne, menaxheri telefonoi policinë…!

Pak para se Liam Payne të binte për vdekje nga një ballkoni, një menaxher hoteli thuhet se telefonoi 911 për të raportuar se klienti po shkatërronte dhomën e tij.

Sipas një transkripti të 911, të marrë nga disa media, Payne ishte tejet agresic dhe po shkatërronte gjithçka në katin e tretë në hotelin CasaSur në Palermo, Buenos Aires.

Menaxheri tha se kishte një mysafir “i cili ishte i tejmbushur me drogë dhe alkool”, dhe ai po shkatërronte dhomën e tij të hotelit, kështu që ata kishin nevojë për ndihmë.

Menaxheri shprehu gjithashtu shqetësimin se jeta e të ftuarit ishte në rrezik, duke vënë në dukje se individi kishte qëndruar në dhomë për 2 ose 3 ditë dhe stafi i hotelit nuk ishte në gjendje të kishte akses.

Fatkeqësisht, në kohën kur mbërritën policët, Liam tashmë kishte rënë nga ballkoni i dhomës së tij në katin e tretë dhe ishte shtrirë i vdekur në tokë.

Policia ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse vdekja e Liam ishte e qëllimshme, aksidentale apo një vetëvrasje./Indeksonline/