75 Mall Live Search
11:30 / E Enjte, 30 Maj 2024 / AR

Dalin detaje tronditëse, Diddy i dhunshëm ndaj grave edhe në kolegj

Historia e dhunës e Sean “Diddy” Combs daton që nga vitet e tij të kolegjit, kur mediat e huaja pretendojnë se ai dhunoi të dashurën e tij të atëhershme me një rrip para studentëve të tjerë.

Një dëshmitar okular raportoi te “Rolling Stone”-s se reperi ishte “jashtëzakonisht i zemëruar” dhe duke bërtitur gjatë incidentit në Universitetin e Howardit në fund të viteve 1980.

Burimi zgjodhi të mbetet anonim për shkak të natyrës së ndieshme të asaj që ndodhi. Dëshmitari tregon me detaje se Combs përdori rripin për të goditur të dashurën e tij teksa më pas ajo filloi të qante.

“Ajo po përpiqej të mbrohej dhe po qante. Dhe ne i thamë: “Largohu prej saj. Ne bërtisnim për të”. 

Një person tjetër, i cili ishte gjithashtu student në atë kohë, kujtoi momentin teksa Combs po bërtiste ndërsa të gjithë ishin të shokuar nga veprimi i tij.

“Puf është këtu duke u çmendur. Ai po e godet atë”, pohoi dëshmitari okular.