75 Mall Live Search
22:19 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / MSH

Dalin detajet e para nga fustani i nusërisë së Arbana Osmanit

Sot është dita më e rëndësishme për Arbanën dhe Eduartin. Dyshja kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në Toskana të Italisë.

Arbana dhe Eduarti iu kanë kërkuar të ftuarve të mos publikojnë foto dhe video në rrjete sociale, mirëpo fustani i moderatores duket se është zbuluar.

Mirpo së fundmi, Marcela Lati, mikeshë e çiftit ka zbuluar një detaj nga fustani i Arbanës. Ajo ka zgjedhur për ditën e saj speciale, një fustan nga Zuhair Murad, stilisti i famshëm i yjeve.