14:39 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dalin detajet e para të Samsung Galaxy Note 10, më i madh se Iphone XS Max

Samsung Galaxy Note 9 u lansua këtë vit por spekulimet për modelin e ri vetëm se kanë filluar.

Sipas disa mediave në shtetin korean, Note 10 do të jetë 6.6 inç që i bie të jetë më i madh se Iphone XS Max, transmeton Indeksonline.

‘Display’ i këtij telefoni pritet të jetë me rezolucion 4K dhe Super AMOLED. Po ashtu do të ketë 5G.

Note 10 do të lansohet në gusht të vitit 2019. Çmimi i tij pritet të jetë mbi 1.000 dollarë./Indeksonline/