75 Mall Live Search
22:44 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Dalin emrat, këta janë të rinjtë që tentuan të përdhunonin shtetasen amerikane

Policia shqiptare më në fund është bërë e gjallë lidhur me denoncimin mediatik të përdhunimit të një shtetaseje amerikane mbrëmë në Tiranë, të cilën e mbante të fshehur si ngjarje.

Sipas Policisë, dy të rinj janë arrestuar pas tentativës për të përdhunuar një shtetase amerikane në rrugët e Petrelës.

Në prangat e Policisë për këtë ngajrje kanë rënë për shtetasit Gesjon Gjoshi 24 vjeç, dhe Artur Hyka 19 vjeç.

Shtetasja amerikane ka qenë këmbësore në rrugët e Petrelës, në momentin kur është sulmuar seksualisht nga dy të rinjtë.

Vajza ka njoftuar menjëherë policinë e cila më pas ka bërë edhe arrestimin e të rinjve në Farkë./albeu/