08:23 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Dalin fotografi nga filmi “Hustlers”, Jennifer Lopez e mahnitshme

Kanë filluar xhirimet e filmit të shumë pritur “Hustlers”, ku do të luajnë fytyra të njohura si Cardi B e Jennifer Lopez.

Nga ky film vetëm se kanë filluar të publikohen fotografi. Gjatë ditës së djeshme në varrezat “Woodlawn” të New York është xhiruar një skenë, ku duket Jennifer Lopez.

49 vjeçarja dukej për mrekulli. Ajo ishte e veshur me një fustan të zi dhe  palltë të zezë.


Më vonë gjatë ditës, Jennifer ndryshoi në një fustan blu dhe me çizme të zeza derisa po filmonte skena në qytet.

Pranë saj ishte edhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez./Indeksonline/