Dalin fotografi të Audi RS3, e cila pritet të dalë në treg shumë shpejt
Audi çdo herë ka ditur të befasojë fansat e kësaj marke, me modelet e reja.
E ngjashëm duket se do të bëjë edhe tani me modelin e ri të RS3, edhe pse kjo veturë nuk ka dalë ende në shitje, ajo është fotografuar gjatë kohës kur ka qenë duke u testuar, transmeton Indeksonline.
Kjo veturë pritet të jetë me 5 cilindra që do ta rrisin fuqin e kësaj makine e po ashtu do t’i ketë 394 kuaj fuqi.
Audi RS3 e re pritet të dalë në shitje në mars me shumë gjasa në Geneva kurse versioni sportiv i saj pritet të debutojë në fund të vitit të ardhshëm./Indeksonline/.



