Dalin fotot/ Si festonte Përparimi Ademi me 3 gratë para ngjarjes tragjike

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën më 31 dhjetor. 59-vjeçari Përparim Ademi vrau dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në zonën e Astirit.
Ndërkohë, janë publikuar edhe fotot ku Ademi shfaqet në krah të 2 grave që vrau, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani dhe motrës së tretë të tyre.
Gjithashtu, në një prej fotove duket edhe gruaja e Përparim Ademit, e lumtur pranë motrave që mbetën viktimë.

59-vjeçari Ademi, para se të ngjitej në apartament ditën e ngjarjes, ka marrë njërin nga fëmijët që po luante poshtë pallatit duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda. Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani kanë qenë duke ngrënë bukë.
Në momentin që është hapur dera dhe motrat kanë parë që është ai, kanë tentuar të mbyllnin derën. Menjëherë 59-vjeçari Përparim Ademi ka hapur zjarr, fillimisht në derë dhe pastaj në drejtim të motrave, të cilat kanë qenë të shtrira.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja plumbash, ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë qëlluar motrat Bardhi e Metani. Pasi ka kryer krimin, 59-vjeçari ka qëlluar nëpër muret e banesës, më pas ka lënë armën tip automatik dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Përparim Ademi akuzohet për veprën penale: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
