09:41 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Dalin gabime të reja të producentëve në ‘Game of Thrones’

Harrojeni gotën e kafesë në serialin ‘Game of Thrones’. Producentët kanë bërë gafën e rradhës dhe sërish fansave të serialit mitik nuk u shpëtoi ky detaj.

Në episodin e fundit të sezonit të tetë u vu re një shishe plastike në një prej skenave të xhiruara.

Kjo ka ngjallur një sërë reagimesh duke e shpallur sezonin e fundit si sezonin e zhgënjimeve.