Dalin imazhet e para të Navalny, pas grevës së urisë

Alexei Navalny është shfaqur në publik për herë të parë që nga fillimi i grevës së urisë.
Imazhet janë marrë nga një lidhje me video gjatë një seance gjyqësore të apelit në çështjen ku ai është akuzuar për shpifjen e një veterani të Luftës së Dytë Botërore.
“Unë peshoj 72 kg si në klasën e shtatë“, i tha Navalny gruas së tij Yulia.
Javën e kaluar ai tha se kishte ndaluar grevën 24-ditore të urisë që kishte njoftuar për të kërkuar trajtim adekuat për dhimbjet e forta të shpinës dhe këmbëve.
