75 Mall Live Search
11:20 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Dalin jashtë funksionit semaforat në Prishtinë, krijohet tollovi

Në një pjesë të Komunës së Prishtinës semaforat kanë dalë jashtë funksionit, saktësisht në rrugën “Garibaldi” që lidht me rrugën “Luan Haradinaj”.

Në disa fotografi që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnlinet shihet se në këtë pjesë të kryeqytetit është krijuar tollovi në komunikacion.

Nuk dihet ende se ku qëndron problemi dhe kur do të rregullohen këta semaforë./IndeksOnline/