12:47 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Dalin kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro

Ditën e martë 28 maj do të dalin kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro nga banka qendrore evropiane dhe me këto kartëmonedha mbyllet zëvendësimi i kartëmonedhave të vjetra.

Banka qendrore evropiane tha se nuk do të prodhohen më kartëmonedha 500 euro për të luftuar korrupsionin në Evropë.

Deri tani banka evropiane ka ndryshuar kartëmonedhat 5, 10, 20 dhe 50 euro. Sipas ekspertëve këto kartëmonedha 100 dhe 200 euroshe janë shumë të vështira për t’u falsifikuar por prapë pritet që në ditët e para të ketë shumë tentativa për para fallco dhe njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm.