19:44 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / Gj. Sh

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Ballkani-Zalgiris

Klubi futbollistik, Ballkani, ka njoftuar se kanë dal në shitje biletat për ndeshjen kulifikuese të Ligës së Kampioneve ndaj Zalgiris, e cila luhet me 05.07.2022, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, duke filluar në ora 20:00, raporton Indeksonline.

Biletat mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglie…/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 3 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 8 euro, dhe VIP 20 euro.

Njoftimi i plotë:

Të dashur tifoz 🧡🖤Fillon shitja online e biletave për ndeshjen FC Ballkani – FK Žalgiris29 qershor, 2022 – FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet FC Ballkani dhe FK Žalgiris, që do të zhvillohet më datë 05/07/2022 në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglie…/listaEventiPub.doTifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 3 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 8 euro, dhe VIP 20 euro.VINI RE!Procedura se si blihet bileta online:Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.Nje person mund ti blej maximum 8 bileta,Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).Shënim: Personave që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

/Indeksonline/