75 Mall Live Search
13:17 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / G T

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Sllovaki

Nga sot deri më 27 shkurt 2026, biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, Kosova vs Sllovakia janë në shitje në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive “Sezai Surroi”.

Sot biletat do të shiten nga ora 14:00 deri në ora 17:00, kurse nga nesër prej 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi është 5 euro, shkruan Indeksonline

Ndeshja e dytë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029 zhvillohet, më 27 shkurt.