Dalin në shitje biletat e ndeshjes Malisheva – Vikingur

Malisheva ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Vikingurit.
Ndeshja është e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Conference League, e cila zhvillohet të ejten më10 korrik, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:00, shkruan IndeksOnline.
Biletat për ndeshjen Malisheva vs Víkingur Reykjavík do të dalin në shitje nga sot, prej orës 17:00. Biletat mund t’i merrni në lokalin Creative Design, në rrugën Rilindja Kombëtare, përballë pastiçerisë Pavarësia.
Çmimet për biletat në dispozicion janë:
• Lindje 3 euro
• Perëndim 5 euro
• VIP 10 euro /IndeksOnline/