Dalin në shitje biletat e ndeshjes Norvegj – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pas disa ditëve do të luaj ndeshje miqësore kundër Norvegjisë.
Ndeshja zhvillohet me datë 5 qershor, në “Ullevaal Stadion” në Oslo, më fillim nga ora 19:00, shkruan IndeksOnline.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se tashmë kanë dal në shitje biletat për ndeshjen Norvegji – Kosovë dhe mund ti blejnë në linkun e mëposhtëm:
https://billett.fotball.no/selection/event/date…
Selektori i Kosovës, Franco Foda, nesër do të mbajë konferencë për media, ku do të publikojë edhe listën me futbollistët e ftuar./IndeksOnline/