75 Mall Live Search
13:33 / E Hënë, 04 Mars 2024 / AR

Dalin në shitje biletat për koncertin e Alban Skenderajt

Alban Skenderaj ka dhënë detaje rreth shitjes së biletave për koncertin e tij madhështor i cili do të mbahet më 6 qershor në stadiumin e Tiranës.

Përmes rrjeteve sociale, artisti tha se biletat mund të blihen tashmë online në t-ticket.al dhe në dy pika fizike që ndodhen në sheshin “Skenderbej” dhe “Italia” pranë stadiumit “Air Albania”.

Ai poashtu bëri me dije se vetëm 3 mijë biletat e para do të jenë me çmim promocional.