75 Mall Live Search
12:38 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër Anglisë

Një ndër ndeshjet më të pritura padyshim është ajo mes Anglisë dhe Kosovës që do të zhvillohet me 10 shtator në Southampton. Federata e Futbollit të Anglisë të dielën ka nxjerrë në shitje biletat të cilat ndahen në 3 kategori.

Kategoria 1 – 63 euro

Kategoria 2 – 52 euro

Kategoria 3 – 40 euro

Kosova për herë të parë në histori do të ballafaqohet me Anglinë, ndeshje që i takon kualifikimeve për kampionatin evropian. Sfida do të luhet në stadiumin St Mary’s në Southampton me 10 shtator nga ora 20:45.

Biletat momentalisht janë në shitje vetëm për anëtarët e regjistruar ndërsa për publikun gjenaral do të dalin në shitje të premten në ora 13:00. Këtu mund të rezervoni biletën tuaj:

https://ticketing.thefa.com/