75 Mall Live Search
15:39 / E Premte, 22 Gusht 2025 / G T

Dalin në shitje biletat për ndeshjen më të rëndësishme të Kosovës, ndaj Suedisë

Sapo kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më tetë shtator, shkruan Indeksonline

Kujtojmë që kjo është ndeshja e dytë kualifikuese për Kupën e Botës. Të parën e zhvillon ndaj Zvicrës në Basel.

Postimi Federatës së Futbollit të Kosovës:

📢BILETAT NË SHITJE

KOSOVË🇽🇰🆚🇸🇪SUEDI
🗓️8 SHTATOR 2025
⏰20:45
🏟️“Fadil Vokrri”, Prishtinë

🎟️mund t’i blini në:
🔗 https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

ℹ️Çmimet e biletave janë si në vijim:

Veri dhe Jug 10 euro
Lindje 20 euro
Perëndim 30 euro
VIP 100 euro