20:22 / E Martë, 16 Gusht 2022 / Gj. Sh

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shkupi-Ballkani, këtu mund ti bleni

Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen Shkupi-Ballkani, e vlefshme për play-off të Ligës së konferencës.

Njoftimi për shitjen e biletave është publikuar në faqen zyrtare të klubit Shkipi, ku tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat” mund të pajisën me bileta në sektorin e biletave për mysafirë, transmeton IndeksOnline.

Biletat pë ndeshjen Shkupi-Ballkani mund i bleni online përmes linkut në vijim: https://mktickets.mk/event/shkupi-vs-ballkani/ “, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

“Njoftojmë të gjithë tifozët mysafir të skuadrës së F.C Ballkani, se biletat e tyre mund ti rezervojnë online në linkun në vijim: https://mktickets.mk/event/shkupi-vs-ballkani/ “, thuhet në këtë njoftim.

Ndeshja e parë në play-off në mes të Shkupit dhe Ballkanit zhvillohet këtë të enjte në stadiumin Arena Teodor Proeski në Shkup.

Ndeshja e kthimit pritet që të zhvillohet një javë më pas në Prishtinë. Fituesi do të kualifikohet për në ndeshje të grupeve në Ligën e Konferencave, për të cilën shorti do të hidhe më 26 gusht. /IndeksOnline/