75 Mall Live Search
20:09 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian, dhe zhvillohet më 20 nëntor, në stadiumin “AIR Albania” në Tiranë, shkruan IndeksOnline.

Biletat mund t’i blini online në linkun: 𝐞𝐛𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚.𝐚𝐥

Shqipëria është afër kualifikimit në Kampionatin Evropian, ku i duhet vetëm një pikë nga dy ndeshjet e mbetura.

Shqipëria fillimisht do të luaj me Moldavinë në udhëtim me 17 nëntor, ndërsa tre ditë më vonë me Ishujt Faroe./IndeksOnline/