14:39 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dalin pamje ku shihet ikona Marilyn Monroe shtatzënë në vitin 1960

Marilyn Monroe është padyshim ikona më e madhe e bukurisë në të gjitha kohërat, transmeton Indeksonline.

Një fotografi që po qarkullon së fundmi, dyshohet se në vitin 1960 bukuroshja ishte shtatzënë. Zërat thonë se fotografja Frieda Hull e kishte deklaruar më parë se Marilyn po priste fëmijën e aktorit Yves Montand.

Në koleksionin e fotografive ka disa ende të papublikuara, e që dëshmojnë për shtatëzanin e bukuroshes.

Shtatzënia e supozuar është një ‘tronditje’ e kohës, pasiqë Marilyn ishte martuar atë kohë me Arthur Millerin, dhe se kishte punuar me Montandin vetëm për filmin “Let’s Make Love”.

Duket se thashethemet rreth ikonës së bukurisë po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. /IndeksOnline/