Dalin pamje nga aksioni i prokurorisë kundër krimit të organizuar, 9 persona në pranga
Sistemi Prokurorial i Kosovës ka publikuar pamje nga aksioni kundër krimit të organizuar, ku u prangosën 9 persona, në 21 lokacione.
15 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve të naftës, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin.
Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe shpërlarjes së parave
Po ashtu, janë sekuestruar edhe 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Hetimet kanë çuar në arrestimin e personave me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q.
Ata dyshohen për veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Kontrabandim i mallrave në bashkëkryerje”, “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Dokumente të rreme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi”.
Sipas autoriteteve, hetimet kanë krijuar dyshimin e bazuar se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumente të rreme lidhur me tatimet dhe duke kryer shitje e transaksione fiktive të derivateve të naftës.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar.

