Dalin pamje të reja të plaçkitjes në Ferizaj, i xhiruan qytetarët!
Pas orës 17.00 ka ndodhur një grabitje në një argjendari në qytetin e Ferizajit.
Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një dyqan, shkruan Indeksonline.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video e xhiruar nga qytetarët në momentin kur edhe ndodhi plaçkitja, gjë e cila edhe i ka alarmuar. Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë. /Indeksonline/