75 Mall Live Search
17:58 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / OSH

Dalin pamjet e aksidentit ku humbën jetën 2 turistët polak në Shkodër

Dy turistë polakë kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur në Shkodër mesditën e të premtes.

Aksidenti është shënuar në aksin Shkodër-KryeBushat ku motori me të cilin udhëtonin 2 turistët është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin David Gjonaj, 27 vjeç.

Euronews Albania ka siguruar videon e momentit të aksidentit.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Waldemar MakoWski, 45 vjeç dhe pasagjerja shtetasja Marta MakoWska 42 vjeçe, nga Polonia.

Drejtuesi i automjetit, është arrestuar për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt. Gjonaj rrezikon nga 5 deri në 10 vite burg. 

Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetitka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

14 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore në vendin tonë vetëm gjatë muajit mars 2022 sipas INSTAT.

Sipas të dhënave të INSTAT, 197 persona kanë vdekur në aksidente rrugore gjatë 2021, nga të cilët 21 vetëm në muajin dhjetor.