20:14 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / C E

Dalin pamjet e dhunës në Istog, Liridon Fetahaj provokoi situatën, nuk kishte dhunë siç pretendoi Suhareka

Ndeshja e Ligës së Parë në mes të Istogut dhe Suharekës përfundoi pa fitues por me shumë incidente.

Liridon Fetahaj u lajmërua si lojtar i lënduar derisa u akuzua skuadra e Istogut për dhunë ndaj lojtarit, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, skuadra vendase ka reaguar me një komunikatë duke i përcjellë me pamje për të sqaruar situatën.

Sipas tyre, nuk pati sulm të ushtruar ndaj Fetahajt derisa situate u provokua nga vet ish-futbollisti i Lirisë.

Më poshtë komunikata e plotë e Istogut:

Pas akuzave të shumta nga klubi mysafirë KF Suhareka se gjoja lojtari i tyre Liridon Fetahaj është goditur nga tifozet që gjoja kishin hyrë në fushë pas mbarimit të ndeshjes, pamjet në këtë video e tregojnë krejt të kundërtën e asaj që është thene e akuzuar.Shihet qartë që lojtari më numer 10 Liridon Fetahaj gjatë tollovis se krijuar në mes lojtareve godet lojtaret në turme, pastaj në një moment është goditur në mes turmes.I njejti gjatë gjithë ndeshjes ka fyer e sharë tifozet dhe lojtaret çka është konfirmuar edhe nga asistenti i parë i gjyqtarit kryesor.Poashtu më shqetësim klubi ynë e ka percjellur postimin e klubit mysafirë ku ndër të tjera shpife dhe shkruan se gjoja janë futur tifozet në zhveshtoren e tyre, çka nuk është fare e vërtetë sepse tre policë kanë qenë nonstop tek zhveshtorja e tyre çka e dëshmon edhe raporti policorë.E sa i përket videos, vlerëson vete e gjithë ngjarjen e ndodhur atë ditë!