75 Mall Live Search
11:53 / E Martë, 13 Qershor 2023 / B O

Dalin pamjet e para, Gerrard arrin në Arabi, gati kontrata multi-milionëshe

Steven Gerrard ka arritur në Arabi. Tashmë pamjet janë publike kur legjenda e futbollit botëror arrin në Arabi për të përfunduar marrëveshjen me AL-Ettifaq.

Raportohet se Gerrard do të jetë njëri nga trajnerët më të paguar në botë me kontratën te skuadra arabe.

Legjenda e Liverpoolit është pa klub që nga tetori i vitit 2022 pasi u shkarkua nga klubi i Premierligës Aston Villa.

Ai më parë ka drejtuar Glasgou Rangers me të cilët ka fituar titullin e kampionit pas 10 vitesh pritje si dhe e ka çuar gjigantin skocez në finalen e Europa League./Indeksonline/