Dalin pamjet e para, kështu u eliminua komandanti më i fuqishëm i Iranit, urdhri u dha nga Trumpi

Komandanti më i fuqishëm ushtarak i Iranit, gjenerali Qasem Soleimani, është vrarë nga një sulm ajror amerikan në Irak. 62-vjecari i kishte shtrirë operacionet ushtarake të Republikës Islamike në Lindje të Mesme si kryetar i forcave të saj elitë Quds. Soleimani u vra ne aeroportin e Bagdadit, së bashku me një grup milicësh të mbështetura nga Teherani.

Urdhri për sulmin është dhënë nga presidenti Donald Trump. Kjo vrasje përbën një përshkallëzim të ndieshëm të tensioneve Washington – Iran.
Teksa shpallte tri ditë zije në vend, lideri suprem iranian, Ajatollahu Ali Khamenei tha: “Kriminelët pas këtij sulmi i pret një shpagim i ashpër”. Gjenerali Soleimani shihej gjerësisht si figura e dytë më e fuqishme në Iran pas Khameneit.

Forca e tij Quds, një njësi elitë e rojave revolucionare iraniane, i përgjigjej direkt Ajatollahut, ndërsa vetë Soleimani lartësohej gati në nivelin e figurës së një heroi kombëtar. SHBA-ja ndërkohë e konsideronte komandantin e forcës Quds si terrorist, ndërsa njësinë e konsideronte përgjegjëse për vdekjen e qindra amerikanëve.
Gjenerali i Iranit u bë copash nga një predhë amerikane, ndërsa trupi i tij u identifikua vetëm nga unaza…

Detaje të reja kanë dalë nga sulmi amerikan që vrau gjeneralin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.
Sulmi u krye në orët e para të së premtes dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe milicë të Irakut, të cilët po e merrnin nga aeroporti.
Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria. Katër predha me precizion të lartë goditën dy makinat, që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij, sipas zyrtarëve amerikanë.

Në sulm u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, kreu i milicisë irakiane, që mbështetet nga Irani, përgjegjëse për sulmin ndaj Ambasadës amerikane në Bagdad.
Dy zyrtarë amerikanë thanë se trupi i Soleimanit u bë copash nga sulmi dhe është identifikuar vetëm nga unaza që mbante. Ndërkohë që trupi i Al-Muhandisit nuk është gjetur ende.