11:04 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dalin pamjet e para të kamerës së re të ‘Canon’

Menjëherë pasi që ‘Nikon’ lansoj dy kamera të reja, kompania ‘Canon’ ka vendosur që të i bëjë konkurrencë duke lansuar një kamerë të re së shpejti, transmeton Indeksonline.

Kamera e re e ‘Canon’ do të jetë pa xham reflektues, sikurse dy kamerat e ‘Nikon’. Emri i kamerës pritet të jetë ‘EOS R’.

Pamjet e para të ‘EOS R’ i ka siguruar një portal japonez ‘Nokishita’. Kamera e re do të jetë 30 megapixel.

Sipas spekulimeve të fundit, kjo kamerë do të lansohet të mërkurën me  5 shtator./Indeksonline/