21:10 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dalin pamjet e para të Pixel 3XL dy muaj para se të lansohet

Ka qenë pjesë e debateve teknologjike se si do të duket telefoni i ri ‘Pixel 3XL’ i kompanisë ‘Google’. Më në fund krejt aksidentalisht janë zbuluar edhe pamjet e para të telefonit.

Një person i panjohur që kishte në përdorim telefonin ‘Pixel 3XL’ e kishte harruar aksidentalisht në lift. Personi që e kishte gjetur e kishte fotografuar dhe fotot ja kishte dërguar “Android Police”, kurse telefonin ja kishte kthyer pronarit.

Telefoni pjesën e pasme e ka të gjithën xham prandaj kushdo që e blen do ju duhet një ‘case’. Kompania e ‘Google’ pritet të lansoj telefonin me 9 nëntor në një ngjarje ne New York./Indeksonline/